Njëri nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Daut Haradinaj, i cili mban edhe pozitën e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, ka përkujtuar sot Betejën e fshatit Jabllanicë.

Kjo betejë ishte vlerësuar edhe nga gjenerali i famshëm amerikan i forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot nderuam betejën në fshatin Jabllanicë, e cila betejë u vlerësua lartë edhe nga Gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, meritat e veçanta, veprat e trimërisë dhe sakrificës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Urdhri “Hero i Kosovës” iu dha dëshmorëve të Brigadës 132 – Zona Operative e Dukagjinit: Adem Hazir Delija, Agron Zenun Gashi, Albert Ali Qelaj, Ali Shaban Rama, Arben Adem Hereci, Arben Mehmet Mehmetaj, Bajrush Ramë Mehmetaj, Beqë Sefer Gashi, Demë Ali Qelaj, Driton Mujë Zeneli, Fitim Selman Rexhaj,Gani Sadri Brahimaj, Halil Islam Thaçi, Idriz Bajram Gucati, Islam Halil Ademaj, Isuf Tahir Olluri, Lan Dervish Rexha, Misin Bardhosh Qelaj, Muhamet Avdyl Zeneli, Muhamet Rrustem Alija, Nikë Sokol Hajdari, Ramë Tahir Mehmetaj, Rifat Hasan Smajli, Selim Qerim Salihu, Shaban Tafë Kelmendi, Tafë Hasan Nimani, Valon Muharrem Gashi, Xheladin Azem Salihu, Xhevdet Shaban Hoti, Zef Gjon Krasniqi, Zeqir Isuf Gashi.