Daut Haradinaj për rastin tragjik në Gllogjan: Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar familjet e të vrarëve nga sulmi që iu bë autobusit në fshatin Gllogjan.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se shpreson që dora shqiptare nuk e ka bërë këtë akt kriminal. ‘Kisha pasë dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pasë kësi dhimbje’, u shpreh Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Shpresoj që dora shqiptare nuk e ka bërë! Florim e Beqë, shpresoj që Zoti ua din. Kisha pasë dëshirë që asnjë shqiptar, kurrë mos me pasë kësi dhimbje!