Daut Haradinaj për përgjimet: Po tingëllojnë si bombat e Zaevit

Sot është publikuar një pjesë e përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në lidhje me këto përgjime ka reaguar edhe anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, i cili publikimet i ka krahasuar me “bombat e Zaevit”, të cilat ishin publikuar në formë përgjimi në Maqedoninë e Veriut para disa viteve, e që kishin shkaktuar ndryshime politike atje.

E plotë:

Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.

S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së.