Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar ish luftëtarin Jashar Salihu, në 20 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka thënë se Jashari ka lënë pas vetes veprën madhore të themelimit të UÇK-së.

‘Sot 20 vite, Jashar Salihu u nda nga jeta por pas vetes la veprën madhore të themelimit të UÇK-së, për të cilën dha shumë deri në momentet e fundit të jetës së tij. Shokët dhe bashkëluftëtarët e kujtojnë me krenari këtë vigan të kombit tonë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.