Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar nënshkrimin e kontratës për funksionimin e fabrikës së municionit në Kosovë.

Ai tha se kryeministri Kurti ka lënë në tavolinë një ofertë nga një kompani amerikane, derisa ka nënshkruar me kompaninë turke, shkruan Ballkani.info.

“Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri- i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës”, tha Haradinaj.

Postimi i plotë: