Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur Donika Gërvallës, e cila e quajti ‘bandë’ Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“I paska ndreq dhëmbët bukur, shpresoj që e ndreq edhe trunin. Gjithmonë dhe përjtësisht respect për Jusuf Gërvalla, e kam lartësuar maksimalisht emrin e tij. Krejt familja ime ka qenë e burgosur me të.
Krejt Kosova e di kush është Gllogjani, 44 djem të burgosur në të 81-tën.
Ne kemi vendosë ta lartësonim brigadën tonë, me emrin e Jusuf Gërvallës.







