Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka qenë i infektuar me COVID-19.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka kryer testin serologjik dhe rezultatet tregojnë që e ka kaluar virusin.
“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit dhe më ka rezultuar që kam kalu virusin COVID-19, të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi ju uroj shëndet.”, ka shkruar ai në Facebook.







