Daut Haradinaj nga “Toskana” e Kosovës: Rahoveci është 100% (FOTO)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka takuar dhjetëra afaristë dhe qindra qytetarë gjatë Festivalit Hardh Fest që u mbajt në Rahovec.

“Pata nderin të takoj dhjetëra afaristë të Rahovecit që me duart e arta të tyre e kanë kthy këtë zonë në një Toskanë të Kosovës. Këta vreshtarë jo vetëm që po krijojnë kushte dhe vende pune për qytetarët e kësaj ane, por ata po depërtojnë fuqishëm në tregun ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e trefishoi buxhetin për bujqësi në Rahovec e për këtë do të mbahet mend nga kjo zonë.

“Z.Smajl Latifi dhe vreshtarët e kësaj ane do të gjejnë përkrahje të pa rezervë edhe në të ardhmen.
Rahoveci është 100%. DH”, ka shkruar në fund Haradinaj.

Festivali Hardh Fest tashmë ka hyrë si njëra nga datat më të rëndësishme të vendit tonë. Ky festival arrin të mbledh mijëra vetë për tri datë sa zgjatë. /Ballkani.info/

loading…