Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numrin 2 në listën zgjedhore, Daut Haradinaj, ka vizituar Rusinovcin e Drenasit, ku është pritur në odën e Bekim Veselit.
Haradinaj ka theksuar se oda ndër shekuj ka qenë vendtakimi i shqiptarëve dhe simbol i bashkimit, prej nga kanë nisur lëvizje të mëdha që kanë çuar deri te jetësimi i lirisë së Kosovës. Ai u shpreh i nderuar që, edhe sot, sheh burra që vazhdojnë të qëndrojnë krah vendit, veçanërisht në një periudhë kur Kosova po përballet me vendime historike.
Sipas tij, uniteti dhe qëndrueshmëria janë thelbësore për tejkalimin e sfidave aktuale, duke shtuar se ky rrugëtim duhet të vazhdojë i përbashkët dhe i pathyeshëm.







