Daut Haradinaj: Nëse bëhem kryetar i Prishtinës, do mbahem mend për zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin

Në debatin e organizuar me kandidatët për kryetar komunash në Prishtinë, Daut Haradinaj nga AAK, në pyetjen se për cka do të mbahet mend në rast se e merr postin e të parit të Prishtinës u shpreh se qytetarët e Prishtinës do ta mbajnë në mend për guxim dhe vendimarrje.

‘Prioritet do të jetë Spitali i Prishtinës, Unazën e Madhe dhe nënkalimet që do ta zgjidhin kaosin urbanistik, do mbahem mend për Policinë e Kryeqytetit, për rregull në ndërtim dhe Legalizim, për mosdriskiminim të lagjeve për kuota të ndërtimit, për kuzhinën nacionale me BIK dhe për kthimin e dinjitetit të prishtinasve’ përfundoi ai.