Sot po përkujtohet 21 vjetori i masakrës makabre të Reçakut ku u masakruan dhjetëra shqiptarë.

Para disa muajëve zyrtarët serb në krye me presidentin serb, Aleksander Vuçiq e kanë mohuar këtë vepër kriminale e terroriste.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj bashkë me disa kolegë të tij deputetë dhe kryetar komunash i kanë vizituar varrezat e të masakruarëve të 15 janarit 1999.

Duke  e quajtur Reçakun vendi që bëri kthesën histroike, Haradinaj ka përkujtuar këtë ngjarje të dhimbshme dhe historike.

Kjo masakër e mobilizoi botën demokratike që të fillojë bombardimet ndaj Serbisë e cila kreu gjenocidin ndaj shqiptarëve te Kosovës.

“Kosova dhe bota demokratike me të drejt e cilësuan këtë masakër si ndër masakrat më çnjerëzore të fundshekullit të kaluar”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: