Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vizituar lapidarin e dëshmorit Beqir Qufaj dhe familjen e tij në Prilep të Deçanit.
Haradinaj i është shprehur mirënjohës Prilepit për atë se çfarë kanë bërë për vendin.
“Sot isha i nderuar në fshatin Prilep të Deçanit ku takova shumë burra qe në kohën e luftës ishin në ballë të frontit. Vizitova lapidarin e dëshmorit Beqir Qufaj dhe familjen e tij. Konaku plot i familjes Lokaj që i dha Kosovës dy dëshmorë të bënë të ndjehesh krenar. Prilep, u jam mirënjohës përjetë për krejt çka keni bërë dhe po bëni për vendin”, ka shkruar Haradinaj.
loading…







