Daut Haradinaj në përkrahje të protestës së nesërme: Në koordinim me veteranë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shpërndarë protestën e lajmëruar për nesër (të shtunën) në ora 18:00 nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Haradinaj në mbi shkrim shkroi “në koordinim me veteranë” duke aluduar në përgjimet e fundit të publikuara kur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet teksa koordinohet me deputetin e Listës Serbe Sllavko Simiq, dhe përmes tij, me Milan Radojçiqin.