Daut Haradinaj në Malishevë: 6 tetori është referendum për vendimet që i mori Qeveria

Daut Haradinaj ka zhvilluar të shtunën shumë takime, ndërsa ditën e ka përmbyllur në tri fshatra të Malishevës, Llozicë, Mleqan dhe Balinë.

“Po e përmbylli këtë ditë në një vend tepër të rëndësishëm për mua, ishim në Llozicë, Mleqan, Balincë. Nga kjo mikpritje e përzemërt dhe tepër shqiptare që na ofruan, nga ky interesim i jashtëzakonshëm për Shtet 100%, fitorja është e sigurtë në Malishevë dhe e Fatmir Shurdhës si kandidat i kësaj zone”, ka thënë Haradinaj.

Kandidati për deputet i AAK ka shprehur mirënjohje të veçantë për nikoqirët dhe për kandidatët e koalicionit AAK-PSD.

“Sovrani po e vërteton se 6 tetori është referendum për shumë vendime që u morën nga Qeveria e Kosovës në raport me shtetin tonë dhe përball Serbisë. Respekt për Malishevën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar në fund Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…