Daut Haradinaj nderon heronjtë e Baballoqit (FOTO)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka vizituar varrezat e dëshmorëve të fshatit Baballoq të Deçanit.

Haradinaj, i cili gjatë luftës të vitit 1998-1999 shpesh ka qenë pjesë e frontit të Baballoqit, ka thënë se ka mbetur i mahnitur me skalitjen e figurave të dëshmorëve dhe rregullimin e varrëvezave të tyre.

“Në vendin e Heronjve të Baballoqit dhe në familjen e Adem Matës. I mahnitur me skalitjen e figurave të dëshmorëve dhe rregullimin e varrezave të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka postuar edhe disa fotografi nga varrezat e dëshmorëve, si dhe nga oda e Adem Matës.

Haradinaj ka autoritetet në fuqishëm në Baballoq, sepse gjatë përiudhës së fillimit të bombardimeve, ai iu ka qëndruar afër luftetarëve të këtij fshati.

Së fundmi, më 21 prill, Baballoqi e ka shënuar 21 vjetorin e nisjes së luftës frontale në Dukagjin. /Ballkani.info/