Daut Haradinaj: Ndërkombëtarët heshtën për varrezat masive në Serbi

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i ftuar në emisonin Argument Plus në RTV21 tha se aktakuzat për katër ish-krerët e lartë të UÇK-së nuk janë sfida individuale por janë komplet të UÇK-së.

Ai tha se Gjykata nuk thurrë lavde për kontributin e luftës, por janë aktakuza prej palës ndjekëse. “Gjykatësit janë me kredibilitet nuk duhet gjykuar. Unë besoj që ata do të kthehen më të fortë se që kanë shku. Besoj se do të jetë një epilog i mirë”, u shpreh ai. Gjithashtu ai theksoi se ai nuk do të kishte hjekur asgjë nga ajo që kanë bërë në luftë. “Mirëpo tani nuk është koha për t’i gjykuar gjykatësit dhe duhet pas kujdes dhe të mos ketë ndërhyrje politike”, vazhdoi tutje Haradinaj.

Ai tutje foli edhe për avokatët e ish-krerëve të UCK-së.

“Mbrojtjes i vyn kohë, nuk është proces i lehtë dhe do t’i merrë goxha kohë, por e mirë se ardhur do të jetë mbrojtja në liri. S’ka ndonjë argument qe ua pamundëson atyre këtë gjë. Mbrojtja e ish-krerëve të UCK-së janë të nivelit lartë dhe kanë një përvojë ë jashtzakonshme dhe një ekspertizë”, tha shefi i GP-së së AAK-së.