Daut Haradinaj: Na duhen president e kryeministër të fortë, mendimi im janë Ramushi e Kurti

Daut Haradinaj në “Kallxo Pernime” ka dhënë qëndrimin e tij personal për pozitat e ardhshme në krye të institucioneve shtetërore.

Haradinaj ka thënë se ai do donte që Ramush Haradinajn ta shihte president e Albin Kurtin kryeministër, sepse, sipas tij, këto dy institucione kanë nevojë për njerëz të fortë.

“Mendimi im personal është që Albin Kurti kryeministër, e Ramush Haradinaj president është zgjidhja më e mirë. Nuk është qëndrim i AAK-së ky, por që është qëndrimi i imi personal. Ndoshta dikush mundet me më kritiku në AAK për këtë, ama ky është qëndrimi im. Mendoj që ka nevojë për një president të fortë dhe për një reformë shtetërore që z.Kurti e ka thënë që shumë kohë”, tha Haradinaj.

“Qëllimi ynë final në këto zgjedhje është që të jemi pjesë të qeverisë së ardhshme dhe presidentin e vendit. Kjo është edhe fisnike. Kërkohet një kryeministër i fortë, një president i forte e një parlament i fortë”, shtoi ai.