Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinajt sot ka qëndruar në Xërxë të Rahovecit, ku bashkë me kryetarin e komunës, Smajl Latifi e ka vizituar qendrën tregtare “QTX”.

“Bashkë me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Z. Smajl Latifi vizituam qendrën tregtare ‘QTX’ në Xërxë, qendër kjo që punëson më shumë se 100 punëtorë në terësi, me ç’rast u ndjeva i nderuar nga pritja e shefit të kësaj qendre Z. Hekuran Popaj dhe menaxherit të qendrës Z. Xhelal Thaqi. Falënderim i veçantë po ashtu edhe për banorët e Xërxës dhe fshatrave përreth për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në numrin 50 në listën zgjedhore të AAK-së. /Ballkani.info/