Daut Haradinaj me plan konkret për Pallatin e Rinisë: Do të revitalizohet në tërësi sipas modelit publiko – privat

Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, në përballje me kundërkandidatët e tij u shpreh se Pallati i Rinisë do të revitalizohet në tërësi, i financuar sipas modelit të Partneritetit Publiko-Privat, me qëllim të gërshetimit të aktiviteteve sportive, kulturore, argëtuese dhe komerciale. Sipas Haradinajt, koncepti ideor përfshin ndërtimin e platformës lidhëse nga Hoteli Grand duke inkorporuar hapësirë për shëtitore dhe duke mundësuar qarkullimin në këmbë të qytetarëve nga Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Sipas Haradinajt, hapësira e kompleksit të ardhshëm do të përfshijë: Ndërtimin e Pishinës së mbyllur Olimpike, Qendrën Kulturore-Argëtuese dhe Qendrën Komerciale Vlen të theksohet se planprogrami i Haradinajt është vlerëzuar pozitivisht nga shumë opinionistë të vendit.