Daut Haradinaj me përkujtim emocional për Mujë Krasniqin: U ktheve në ikonë të luftës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Mujë Krasniqi në 21 vjetorin e rënies heroike. Haradinaj i cili me Mujë Krasniqin të njohur si Kapuçi dhe Rexhep Selimin kishin dalë për herë të parë publikisht si UÇK, thotë se guximin e Mujës pak njerëz e kishin.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt: Para 21 vitesh në një dimër të egër e me shumë plagë ende të pa shëruara Muja po nisej nga Shqipëria me shumë shokë dhe bashkëluftëtarë për të ju sjellë shokëve barutin.

Ky rrugëtim ishte rrugëtimi më i përgjakshmi i luftës sonë. Muja, Beqa e Alia, po ju prinin trupave tona të bindur në fitoren e madhe që nuk ishte larg. Kushdo që e ka njohur Mujën e din se guximin e tij pak njerëz e kishin, urtësia dhe kujdesi ndaj bashkëluftëtarëve e bënte atë më ndryshe, dhe pikërisht nën presionin e pritës armike po luftonte i pa thyer deri në frymën e fundit bashkë me shumë shokë, duke u kthyer në ikonën e luftës sonë. Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën. Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tjj njerëzore t’i lartësojnë. Mbrojtja dhe gadishmëria e tij deri në flijim për vendin dhe bashkëluftëtarin janë shembull pë ne. Gjithmonë në zemrat tona do jesh i madhi “Kapuq”. Lavdi! DH