Daut Haradinaj mbetet kryetar i AAK-së në Deçan

Daut Haradinaj është rizgjedhur kryetar i degës së kësaj partie në vendlindjen e tyre, Deçanin.

Kryetari i rizgjedhur i degës në Deçan, deputeti Daut Hardinaj tha se ndihet krenar për punën që e kanë bërë në këto vite dhe se suksesi është i përbashkët i të gjithëve.

“Unë kam pas nderin me punu për këto tre vite e gjysmë në degën e Aleancës dhe është e vërtetë që suksesi i përbashkët e kemi arritur, sot udhëheqë qeveria, udhëheq Bashkim Ramosaj në komunë. Po në të njejtën kohë gjithë kandidatët për deputetë nga Deçani janë zgjedhur”, deklaroi Daut Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan ka mbajtur kuvendin e VIII-të zgjedhor për t’i zgjedhur strukturat e reja partiake. Mandati i kryetarit të rizgjedhur dhe strukturës është trevjeçar.