Shefi i GP të AAK-së

Daut Haradinaj: Ma lehtë ndërrohet Lajçak se Kushtetuta e Kosovës

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i është përgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i cili gjatë vizitës në Serbi tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është ‘Bibël’ dhe se ajo mund të ndryshohet.

Nëse ne kemi pasur vërejtje për qeverinë “Kurti”, ato kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajçak, njëri nga Spanja dhe tjetri nga një shtet fqinj që nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht kërkesat tona drejtuar SHBA-së ndërlidhen direkt për të deleguarin për dialog”, tha ai.

Haradinaj në “A Show” ka thënë se me evropianët jemi miq, por ne i besojmë ShBA-së. “Ma lehtë ndërrohet Lajçk se Kushtetuta e Kosovës”, deklaroi ai.