Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, është duke folur në emisionin “Rubikon” mbi zhvillimet e fundit politike. Haradinaj ka kritikuar edhe një herë veprimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka shprehur besimin e tij se lëvizjet e Kurtit nuk i bëjnë nder atij, por vetëm se e fuqizojnë presidentin Hashim Thaçi në synimin e tij.
“Nuk mendojmë që këto lëvizje të z. Kurti, i kanë bërë nder edhe atij. Këto lëvizje e kanë fuqizu Hashim Thaçin. E kanë armatosë atë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka shprehur bindjen e tij se Serbia nuk ndalet nga vullneti i mirë i Qeverisë së Kosovës, por nga një marrëveshje obliguese që garantohet nga Brukseli dhe SHBA.
“Serbia nuk do të ndalet as pas heqjes së taksës. Përderisa në tavolinë nuk e obligojnë Brukseli dhe Uashingtoni, Serbia nuk do të sillet ndryshe”, ka thënë Haradinaj.







