Daut Haradinaj: Kushdo që tenton ta prekë territorin do të përballet me Ushtrinë e Kosovës

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë sonte se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është meritë e madhe e qeverisë.

Ai po ashtu përmendi edhe të arritura tjera sipas tij, e që janë ligji për Prishtinën, ligji për Pagat, ligji për Trepçën.

Më pas, Haradinaj u ndaj tek Ushtria, duke thënë se më mëritori është Gjenerali Mattis, ish sekretari amerikan i shtetit, shkruan Ballkani.info.

“Njeri më meritor është gjenerali Mattis, që i ka thënë në fytyrë Haradinajt për me e kriju ushtrinë. Pra boshti kryesor i ushtrisë është siguria, sepse është kriju klimë e mirë. Dhe për këtë cilido që bie ndesh me Kosovën, me territon do të përballet me Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Dukagjini.

Ai po ashtu ka thënë se secili e ka meritën e vet për formimin e Ushtrisë. /Ballkani.info/

loading…