Dëshmorët e Kosovës kujtohen shpesh nga figura të njohura politike, sidomos nga ato që kanë qenë pjesë aktive e luftës për çlirim.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka përkujtuar dy shokët e tij të luftës të cilët ranë gjatë betejës heroike, Shpendin dhe Burimin.
“Disa minuta para se të biejnë heroikisht shokët e mi Shpendi dhe Burimi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinajt gjatë luftës kishin humbur tre vëllëzer të cilët luftuan për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. /Ballkani.info/







