Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka kujtuar heronjët e Kosovës Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në 35 vjetorin e rënies.
Gjenerali i UÇK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lëvizjet e hershme për çlirimin e Kosovës ishin më shumë se sfiduese kundër kasapit të Ballkanit, raporton Ballkani.info.
“Në këtë kohë, në ballë të këtyre lëvizjeve u vunë burrat më të mirë të vendit, me në krye Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë. Këta kolos ranë dëshmorë para 35 vitesh në përballje direkte me forcat armike. Kjo rënie ringjalli shpirtin liridashës ndër mijëra të reja dhe të rinj deri në çlirim”, ka shkruar Haradinaj./Ballkani.info/







