Daut Haradinaj kujton Elez Gecin dhe Maxhun Berishën: Njerëz të tillë, janë të rrallë


Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh Gjeneral në luftën e UÇK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar dy bashkëluftëtarët e tij Elez Gecin dhe Maxhun Berishën.

Haradinaj tha se njerëz si Elez Geci dhe Maxhun Berisha, janë të rrallë.
‘Gjatë luftës së fundit pata rastin të njoh shumë burra, por burrat si Elez Geci e Maxhun Berisha janë të rrallë.Baca Elez ishte në detyrën e Zv. Komandantit të Brigadës heroike Jusuf Gërvalla. Ndërsa Maxhuni ishte Komandant i Batalionit.Respekt të përjetshëm dy kolosëve të Dukagjinit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook

.