Daut Haradinaj: Kufijtë e Kosovës janë vendosur me gjak dhe çdo prekje e territorit e rikthen gjakderdhjen në Ballkan

Shefi i grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka qenë i ftuar në një konferencë në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë e organizuar nga KDI.

Përfaqësues të subjekteve politike kanë dhën qëndrimet e tyre për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që pritet të fillojë pas një insistimi të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për largimin e taksës dhe rifillimin e dialogut, transmeton Ballkani.info.

Daut Haradinaj ka thënë se kryeministrat e rajonit në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin harta, sepse kufijtë e Kosovës janë ndërtuar me gjak .

“Taksa ka qenë nëj shkas që t’i tregojmë Serbisë që integriteti i Kosovës është i paprakshem. Këto hartat e kryeministrave dhe ministrave të rajonit duhet ta dinë se me territorin e Kosovës nuk mund të preken, kufijtë e shtetit të ri që janë vendosur me gjak dhe çdo tendencë e kthen gjakderdhjen në Ballkan, çdo tendencë e prek historinë”, ka thenë Haradinaj.

Kryeministri, Ramush Haradinaj kishte insistuar vazhdimisht që taksa 100% duhet te mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. Madje, ky i fundit në mes dorëheqjes dhe largimit të taksës e kishte zgjedhur të parën. /Ballkani.info/