Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ndodhet në Vjenë të Asutrisë. Nga atje vëllai i kryeministrit Haradinaj ka postuar fotografi, me çka e konfirmon se ndodhet i lirë.
Fotografinë Daut Haradinaj e ka postuar në Facebook pas lajmit se ai është ndalur sot në Francë.
“Live nga Vjena”, ka shkruar ai në FB, transmeton Ballkani.info.
Për Daut Haradinajn u raportua se është ndaluar në Vjenë. Mirëpo, Ballkani.info raportoi ekskluzivisht se kjo është e pavërtetë.
Shpëtim Selmanaj ka konfirmuar për Ballkani.info se deputeti Haradinaj nuk është ndaluar e as arrestuar nga autoritetet austriake.
“Jo, lajmi nuk është i vërtetë. Daut Haradinaj as nuk është ndaluar e as nuk është arrestuar”, ka thënë Selmanaj. /Ballkani.info/








