Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se është krenar që ia ka liruar vendin e deputetit, doktorit Shemsedin Dreshaj në kohën kur Kosova ka pasur nevojë.
“Jam shumë krenar që ia kam liruar vendit doktorit Shemsedin Dreshaj. Dreshaj i ka ndihmuar vendit në kohën e pandemisë COVID-19”, ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.
Haradinaj në emisionin Pressing në T7 ka treguar se nuk i mungon jeta politike e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk më mungon Kuvendit, pasi që është një prezencë e dobët qoftë në komunikim, në debate, qoftë në përfaqësim politik”, ka thënë tutje ai.
Ai më tej ka thënë se sa ishte deputet shpeshherë ka votuar kundër grupit parlamentar dhe partisë, pasi që thotë se deputeti duhet të jetë i pavarur në vendimmarrje, gjë që sot nuk ekziston. /Ballkani.info/







