Daut Haradinaj: Jam i bindur se do të ketë balotazh në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i bindur që në zgjedhjet e 17 tetorit do të ketë balotazh në kryeqytet.

“Jemi duke punuar që 10 muaj në kryeqytet, Prishtinës i duhet një kandidat serioz. Pres shumë nga kandidaturat në listë, kam profile të ndryshme të cilat janë nga qyteti, dhe nga perifera. Kam një kombinim të mira, besimi i qytetarëve do të jetë në mua dhe program, por edhe ne listën e kandidatëve” – tha ai në Rubikon.

“Do të jetë një rezultat pak më ndryshe. Jam i bindur që do të ketë balotazh në Prishtinë, do ta shohim me të 17-tin. I pari do të jetë kandidati i VV-së, pastaj për të dytin gara është e hapur” – vijoi ai.