Daut Haradinaj ironizon me Kurtin: Më shumë e mbaj unë krytë nën ujë se sa ai fjalët

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka ironizuar me kryeministrin Kurti i cili sot në Kuvendin e Kosovës tha se ka disa kushte për ta pranuar Asociacionin.

Haradinaj ka thënë se aq sa Kurti i mban fjalët, aq ai e mban kokën nën ujë.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë”, ka thënë Daut Haradinaj.