Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar disa nga përgjigjet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit të bëra sonte gjatë një interviste.

Haradinaj thotë se përgjigjet e Albin Kurtit për flamurin, për dialogun me Serbinë dhe për Listën Serbe janë vetëm disa nga përgjigjet e tij kundërthënëse.