Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Hamdi Komoni-Loki përmes një video në facebook ka prezantuar arsyet e kandidimit në këtë garë.

Në video shihet edhe Gjenerali Daut Haradinaj që ia bën “përhajër” dhe uron që Komonin ta sheh në Kuvendin e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

“137 është numri fitues për Kosovën! Falënderoj kryetarin Ramush Haradinaj, gjeneralin Daut Haradinaj dhe të gjithë AAK-në për besimin e dhënë. Si kandidati juaj me numrin 51, zotohem të jem zëri i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të sigurtë”, ka shkruar Komoni.

Postimi i plotë: