Daut Haradinaj i replikon ashpër Kurtit: Për patriotizëm shkollë ju mbaj, s’e dini ju se çfarë mund të bëj për këtë vend

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj i ka kthyer një replikë të ashpër kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti, duke thënë se e kupton tensionin e tij. Ai ka thënë se nuk do të bëj gara patriotike në Kuvend, por ka theksuar se është i gatshëm për këtë nëse dikush do.

“Me të vërtetë e kuptoj tensionin se nuk e kanë ndjenjën e lehtë. Për patriotizëm personal shkollë ju mbaj tanve, krejtve, secilit një nga një. Nuk kam nevojë me kallxu patriotizëm. Unë jam qetu”, ka thënë Haradinaj. Tutje, ai ka thënë se vendit mundet t’i jap edhe shumë më shumë se i ka dhënë deri tani.

“Edhe Thaçi edhe Kurti le ta dinë, se send nuk i kam dhanë çka i kam dhanë këtij vendi. Zoti Kryeministër mos më fyej, se jam më i zoti se ti 100 herë, se unë nuk i zgërdhihem para Bërnabiqit”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se ai do ta mbroj sovranitetin e Kosovës me çdo kusht.

“Çdo veprim që e bën dikush për mbrojtjen e Kosovës, m’ka te kambët. Jam 100% në mbrojte të Albin Kurtit për mbrojtjen e sovranitetit të këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.