Daut Haradinaj i reagon këshilltarit të Kurtit: Të fala nga ne të gjallët

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook i shoqëruar nga ish – komandanti i Batalionit Gardist të Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj.

“Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar Haradinaj, teksa në fotografinë e publikuar prapa tij shihen vëllezërit e tij heronj, Shkëlzen, Luan dhe Enver Haradinaj.

Ky reagim i Haradinajt vie pas shumë reagime ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj i cili më herët tha “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij.

Ishin të shumtë të cilët në reagimet e tyre kundërshtuam ashpër këshilltarin e kryeministrit për gjuhën e përdorur, duke i dalë në mbrojtje Ramush Haradinajt. /Demokracia.com/