Daut Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës: Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të shqiptarit

Daut Haradinaj i AAK-së, iu është kundërpërgjigjur edhe një herë kreut të LDK-së, Isa Mustafës për çështjen e kufijve.

Haradinaj përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, e ka cilësuar si të nxituar reagimin e Mustafës.

Ish-deputeti ka shkruar se ka pasur dhe ka ende etikë, mirëpo, shton se si duket Mustafës ia kanë lajthitur këtë ata persona që i mban afër vetes.

“Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu. Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit. S’ka me u nda Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

loading…