Daut Haradinaj i jep mbështetje Smajl Latifit pas ftesës nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Smajl Latifin, kryetarin e Komunës së Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Latifi.

“Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe”, ka thënë ai.

E mbështetje Latifit i ka dhënë Daut Haradinaj, njëri nga komandantët e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook e ka postuar një fotografi me Smajl Latifin me mbishkrimin “Me Smajlin”.

Ibrahim Gashi, Jetullah Krasniqi, Isni Kilaj, Fazli Behrami janë disa nga emrat e të ftuarve nga Specialja.

Përfaqësues të Gjykatës Speciale janë treguar aktiv edhe gjatë të martës.

Ftesat nga ky institucion i drejtësisë janë shpeshtuar. E gjatë ditës një thirrje e tillë ka trokitur në derën e të paktën 7 personave.

Këtë thirrje e bëri publike në mesditën e së martës, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai theksoi që do t’i përgjigjet kësaj ftese. /Ballkani.info/

loading…