Daut Haradinaj i jep arsyet se pse duhet të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit, fton deputetët ta ngrisin zërin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka komentuar sërish mbi çështjen aktuale kohëve të fundit që ka të bëjë me autostradën e Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se edhe Dukagjini meriton të trajtohet si krejt Kosova, duke renditur disa statistika që tregojnë të mirat e kësaj autostrade.

Më poshtë statusi i tij:

Disa statistika të autostradës.

Lidhja e 5 komunave të Dukagjinit nënkupton rreth 624.000 banorë.

Në projektet e realizuara deri më tani, përkthy në lëvizje të automjeteve ka qenë:

Në një regjion te caktuar që autostrada është në përfundim janë rreth 5000 automjete në 24 orë, ndërsa në autostradën e Dukagjinit, në muajt: qershor,korrik dhe gust janë 20.000 automjete në 24 orë.

Për të gjithë skeptikët e këtij projekti kapital, duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik deri sa nuk ka infrastrukturë, për më tepër kur në regjionin e Dukagjinit janë Alpet Shqiptare, potenciali më i madh i Kosovës për turizëm 12 mujor.

Edhe Dukagjini e meriton të trajtohet si krejt Kosova.

Ju bëj thirrje Kryetarëve të Komunave dhe Deputetëve të Istogut, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit që ta ngrisin zërin.
DH

loading…