Daut Haradinaj i ashpër me Goran Bregoviqin, e quan kriminel e “kastravec”

Në emisionin “Natë vere” në T7, Daut Haradinaj ka komentuar edhe ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festën e Birrës, në Korçë.

“Ai është një kriminel, përkrahës i Millosheviqit”, ka qenë komenti i Haradinaj për këngëtarin serb.

Haradinaj ka akuzuar Bregoviqin po ashtu se me këngët e tij ka bërë thirrje tek populli i tij kundër shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve.

Më tej, ai ka propozuar për organizatorët e Festës së Birrës që të ftojnë artistë shqiptarë, që kanë edhe famë botërore, duke përmendur Rita Orën e Dua Lipën.

Në një moment, Haradinaj ka refuzuar t’ia përmend edhe emrin Goran Bregoviqit, duke iu referuar me epitetin e çuditshëm “kastravec”.