Daut Haradinaj: Hashim Thaçin e kam takuar për herë të parë në vitin 1993 në Gllogjan VIDEO

Ish komandanti i UÇK-së, tash shef i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar se kur e ka takuar për herë të parë presidentin Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për herë të parë i ka takuar në vitin 1993 në shtëpinë e tij në Gllogjan, shkruan Ballkani.info.

“Hashim Thaçin e kam takuar për here të parë në vitin 1993 në shtëpinë tonë në Gllogjan. Erdhi nga Shqipëria me armatim bashkë me Kadri Veselin dhe Luan Haradinajn”, ka thënë Haradinaj në Rubikon. /Ballkani.info/