Daut Haradinaj e sjellë në AAK edhe një aderim të rëndësishëm, zyrtarin e Nismës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj nuk ka të ndalur. I angazhuar maksimalisht për të sjellë kuadro të rinj parti, ai edhe sonte e ka bërë një gjë të tillë.

Haradinaj ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar Gani Bytyqi nga Komorani, deri sot aktivist i shquar i Nismës Socialdemokrate.

“Në rrugëtimin tonë të përbashkët sot u bashkua edhe një aktivist i devotshëm i çështjes kombëtare dhe politike. Nga Komorani po e fillojmë rrugëtimin tonë me Gani Bytyqin. Suksese dhe të priftë e mbara Gani”, ka shkruar Haradinaj.

Edhe javën e kaluar, Daut Haradinaj ka njoftuar për një sërë aderimesh në AAK, që kryesisht janë rezultat i punës së tij. /Ballkani.info/

loading…