Daut Haradinaj e godet Nismën, ia merr kryetarin e degës në Komoran

Kjo është paraqitja e tretë në Facebook sot e Daut Haradinajt. Në të gjitha këto tri prezantimi, zyrtari i lartë i AAK-së ka bërë të ditur për aderime të reja në këtë parti.

Tash, parak pak minutash, Haradinaj ka njoftuar për aderimin e kryetarit të Nismës në Komoron në AAK.

“Jam shumë nderuar që sot edhe kryetari i Nismës në Komoran ju bashkua AAK-së. Njazi Bahtiri dhe familja e tij njihen në këtë zonë për vlera kombëtare dhe si të tillë gëzojnë një respekt të madh.
Jam i nderuar që do rrugëtojmë bashkë për një Kosovë shtet 100%. Na priftë e mbara Njazi.
DH”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më herët e prezantoi edhe Ardian Limanin, një person që ka diplomuar në SHBA, kurse gjatë ditës, Haradinaj ka njoftuar për aderimin e dhjetëra të rinjve. /Ballkani.info/

loading…