Daut Haradinaj do të jetë shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Tashmë kur kanë përfunduar regjistrimet e deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të përfolën edhe emrat se kush do t’ju prijë grupeve parlamentare.

Burime të sigurta të Ballkani.info bëjnë të ditur se tashmë AAK-ja, grupi i saj parlamentar, ka vendosur se kush do t’ju prijë 13 deputetëve në Kuvend.

Këto burime thonë se shef i Grupit Parlamentar të AAK-së do të jetë Daut Haradinaj, kandidati i dytë më i votuar në listën zgjedhore AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit. /Ballkani.info/