Daut Haradinaj: Do të doja një telefonatë nga Hashim Thaçi, e padrejtë mbajtja në burg e njeriut që i priu luftës

Në emisionin “Kendiv”, Daut Haradinaj ka folur për ish presidentin e Kosovës dhe prijësin e UÇK-së, Hashim Thaçin.

Kur u pyet se nga kush do të doje një telefonatë por që është e pamundur t’i bëhet, ai tha se do të dëshironte shumë ta telefononte Hashim Thaçi.

“Do të dëshiroja një telefonatë nga Hashim Thaci, sepse është në burg padrejtësisht, bashkë me Kadrinë, Rexhën, Jakupin, Nasimin, Gucatin, Pjetrin dhe Calin. Nuk e di a e kanë mundësinë, por po dëgjoj që edhe po telefonojë. Prej Hashimit do të doja ta merrja një telefonatë dhe do t’i uroja që sa më shpejt të jetë bashkë me neve i lirë, sepse e meriton dhe është e padrejt që pas 23 vjetesh me u akuzu një njeri që i ka pri luftës bashkë me shokët e tij”, ka thënë Haradinaj.