Daut Haradinaj: Dikur, Albini i thoshte Hashimit ‘mos u zgërdhij’, sot sjellja jote përtej zgërdhimjes VIDEO

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të një videoje nga agjencia serbe e lajmeve, tanjug, në të cilën shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në këtë video, e realizuar në Londër gjatë konferencën vjetore të BERZH-it, të dy kryeministrat shihen të afërt dhe duke buzëqeshur me njëri-tjetrin, shkruan Ballkani.info.

“Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”. Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes”, ka shkruar Haradinaj.

Albin Kurti e Ana Bërnabiq e kanë kaluar shumicën e kohës afër njëri-tjetrin  në Samitin e Londrës, ku duket që kryeministrin e Kosovës dhe kryeministres së Serbisë u kanë rezervuar enkas vendet afër njëri-tjetrit.

Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, ka publikuar një video, ku shihet takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq.

Kurti e Bërnabiq në video shihet se kanë ndërruar fjalë e i kanë buzëqeshur njëri-tjetrit.

Pas nisjes së diskutimeve në panel, kryeministrja serbe ka thënë se në Ballkan duhet të rritet bashkëpunimi rajonal për tregti.

Ndërkaq Kurti i ka thënë se pajtohet me të, pastaj i ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën. /Ballkani.info/