Daut Haradinaj dhe Hamdi Komoni-Loki janë pritur sonte në mënyrë madhështore në Ferizaj.

Të dy kandidatët për deputetë nga AAK-ja kanë takuar të rinjtë e këtij qyteti.

Për këtë takim ka shkruar Daut Haradinaj.

“E përmbylla ditën në Ferizaj me një atmosferë të jashtëzakonshme të cilën veç të rinjtë e këtij qyteti dinë ta krijojnë. Bashkë me shumë kolegë garues, pamë nga afër mbështetjen e madhe që po ndodh në këto zgjedhje në Ferizaj. Faleminderit rini ferizajase!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj në listën për kandidat garon me numrin 50, kurse Loki me numër 51. /Ballkani.info/