Daut Haradinaj dhe deputetët e AAK-së vizitojnë Besnik Tahirin, bashkërendrojnë veprimet

Grupi Parlamentar i AAK-së, në krye me Daut Haradinajn, sot ka vizituar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Tahirin.

“Sot ishim të nderuar nga pritja e zëvendëskryeministrit të parë, z.Besnik Tahiri. Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedim dhe bashkërendim i veprimeve në të ardhmen. Kosova ka para vetës sfida të mëdha dhe natyrisht ne si Grup Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jemi në mbikqyrje të punës së ekzekutivit”, ka thënë Haradinaj.