Daut Haradinaj bën të ditur se AAK-së sot iu bashkuan 100 të rinj llapjan

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për aderime të reja.

Ai ka bërë të ditur se AAK-së dhe vizionit % shtet sot i janë bashkuar 100 të rinj nga Llapi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sonte në radhët e AAK-së dhe vizionit tonë për shtet 100%, ju bashkuan rreth 100 të rinj nga Llapi.
Njerëzit që po e nderojnë AAK-në dhe gjithë neve, z. Isak Mehmeti dhe Meriton Dërmaku po i japin frymë konceptit tonë për 100% shtet.
Me njerëz që i ndajmë vlerat e përbashkëta, Besnik Tahiri, Bekim Mehmeti dhe Mrika Thaqi, nga sot do të kenë rreth vetës një mbështetje të madhe të kësaj armate të të rinjve llapjanë, zonë kjo që ndër breza ka ditur të ruaj vendin dhe popullin tonë.
Llapi po bënë kthesën e radhës.
Na priftë e mbara!
DH

loading…