Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmë në Vjenë të Austrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Austria do të triumfojë përballë terroristëve.

“Austria, mike historike e shqiptarëve, do të triumfojë përballë terroristëve, ashtu si i tërë civilizimi. Me austriakët!”, ka shkruar Daut Haradinaj.